Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karateistet e Kosovës luftojnë për medalje të bronztë botërore

Përfaqësuesja e Kosovës në karate i është afruar medaljes në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Karateistet kosovare të enjten fituan ndaj Anglisë me rezultatin 3:0.

Garimin e vazhduan të premten, kur pësuan nga Japonia me rezultatin 2:1. Japonia fitoi grupin dhe kështu tërhoqi Kosovën në repesazh. Dhe karateistet kosovare e shfrytëzuan maksimalisht mundësinë e dytë. Fituan fillimisht 2:0 ndaj Zvicrës, ndërsa me rezultat të njëjtë e mposhtën edhe Francën.

Të dielën, përfaqësuesja e Kosovës në karate do të luftoj me Kazakistanin për medaljen e bronztë. Kazakistani ka përfaqësuese të suksesshme në karate. Arriti deri në gjysmëfinale ku pësoi 7:5 nga Japonia.

Japonia në finale përballet me Spanjën, ndërsa Kazakistani e Kosova kërkojnë njërën prej medaljeve të bronzta.

Përfaqësuesja e Kosovës në karate përbëhet nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gërvalla.

Edhe Karateistët e Kosovës nuk fituan asnjë luftë në ditën e dytë të Evropianit Luftarake 2 muaj më parë Karateistët e Kosovës nuk fituan asnjë luftë në ditën e dytë të Evropianit

Karateistët e Kosovës nuk kanë avancuar si karateistet. Pas fitores 3:1 ndaj Belgjikës, të enjten, përfaqësuesja e karateistëve të premten pësoi 3:0 nga Jordania. Jordania fitoi grupin dhe tërhoqi Kosovën në repesazh. Por në repesazh, më të mirë se karateistët e Kosovës ishin ata të Italisë.

Karateistët e Kosovës tashmë i kanë përfunduar garat individuale. Nuk kishin ndonjë sukses.