Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Karateistet e Kosovës ndalen në çerekfinale të Kupës së Botës

Karateistet

Karateistet e Kosovës nuk kanë arritur të avancojnë më shumë se në çerekfinale të Kupës së Botës që po mbahet në Pamplona të Spanjës. Në ditën e dytë të ngjarjes për ekipe të përfaqësueseve, karateistet e Kosovës nuk i kaluan ato të Japonisë, pavarësisht se paraqitja e tyre në fazën grupore ishte shumë e mirë. 

Kosova ishte në Grupin C me Taipein Kinez, Hungarinë, Italinë dhe Ekuadorin. 

Pati tri fitore në fazën grupore, ndërsa e pësoi një disfatë. 

Me rezultatin 2:1 fitoi ndaj Taipeit Kinez. 3:0 e mposhti Përfaqësuesen e Hungarisë, e me të njëjtin rezultat e mposhtën Ekuadorin. Humbën nga Italia 2:1, por karateistet e Kosovës avancuan tutje. 

Në çerekfinale, Kosova, që është medaliste e bronztë e Botërorit, u përball me Japoninë, medalisten e argjendtë të Kampionatit Botëror të vitit të kaluar. Japonezet i fituan dy luftëra, ndërsa një tjetër u mbyll në barazim. Dhe kështu, rrugëtimi i Kosovës drejt medaljes te karateistet u ndal në gjysmë.  

Edhe Edhe në ekipore, Kosova lufton për medaje të bronztë Luftarake Edhe në ekipore, Kosova lufton për medaje të bronztë

Fortesa Orana humbi nga Kanna Nagai, Vlera Qerimi barazoi në luftën e dytë me Sarara Shimadan, kurse Behije Mustafa humbi nga Rina Kodo. 

Kosovën te karateistet e kanë përfaqësuar Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Elmedina Istogu, Behije Mustafa dhe Diellza Sejdijaj. 

Karateistet e Kosovës në tetorin e vitit të kaluar fituan medalje të bronztë në garat ekipore në Botërorin që ishte mbajtur në Budapest të Hungarisë. 

Medalja ishte sukses historik për karateistet, pasi ishte medalja e parë e madhe e fituar për Kosovën në sportin e karatesë, në gara ekipore. 

Të premten, në nisje të Kupës Botërore në karate, në luftëra garuan edhe karateistët. 

Edhe Vetëm humbje për përfaqësuesen e karatesë në Kupën e Botës në Spanjë Luftarake Vetëm humbje për përfaqësuesen e karatesë në Kupën e Botës në Spanjë

Ndonëse kishin synime të mëdha, karateistët e Kosovës i humbën të gjitha duelet. 

Kosova ishte në Grupin C, bashkë me Francën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kazakistanin dhe Greqinë. 

Kosova nisi mirë me SHBA-në, por megjithatë u mposht 3:2. Pra dy karateistë shënuan fitore e tre humbën.

Në duelet tjera Kosova ishte pa gjasa. Humbi 5:0 nga Greqia, 5:0 nga Franca dhe 4:1 nga Kazanistani. Mbeti e fundit në grup dhe nuk avancoi.

Edhe Karateistët e Kosovës nisen drejt Spanjës, presin të paraqiten me simbole shtetërore Luftarake Karateistët e Kosovës nisen drejt Spanjës, presin të paraqiten me simbole shtetërore

Karateistët në këtë ngjarje janë paraqitur me ftesë.

Kosova te karateistët u përfaqësua me Elhami Shabanin, Betim Maliqin, Benjamin Shabanin, Endrit Bekën, Jakup Ajdarin, Shpresim Shabanin, Fatjon Bajramin dhe Mirlind Rexhepin.