Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova goditet rëndë në prag të ndeshjeve të mëdha

Kosova ka marrë dy goditje në prag të ndeshjeve të para eliminatore për Botërorin "Kina 2019", shkruan sot Koha Ditore.

Erjon Kastrati është lënduar në ndeshjen e së hënës me skuadrën e tij Petrol Olimpija dhe nuk do të mundë të luajë të premten e të dielën, ndërkohë edhe amerikani Shawn Jones nuk iu ka përgjigjur ftesës së përzgjedhësit Brad Greenberg, me arsyetimin se ka nevojë për pushimin e gjunjëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova edhe pa ta, të martën ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet kundër Lituanisë në Prishtinë (e premte, 19:00) dhe Hungarisë në Debrecen (e diel, 19:00).

Kastrati, një prej vendorëve më të mirë në përfaqësuese, lëndoi nyjën e këmbës në fitoren e skuadrës së tij Petrol Olimpija kundër Shenjturit (100:63) në kuadër të kampionatit slloven. Deri në momentin e lëndimit ai shënoi shtatë pikë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.