Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kombëtarja mbledh veten para miqësores me Bosnjën

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll luan miqësoren me Bosnjën në një moment jo shumë të favorshëm të saj, shkruan sot Koha Ditore.

Kuqezinjtë janë në seri prej tri humbjeve rresht, së fundi pësuan të premten nga Italia me shifrat 2:0. Sikur kjo të mos mjaftonte, në tribunat e stadiumit në Palermo tifozët e Kombëtares shkaktuan telashe duke hedhur mjete të zjarrta që sollën ndërprerjen e ndeshjes për afro 10 minuta.

Edhe më brengosëse vlerësohet gjendja e brendshme në Kombëtare, ku kanë nisur të shfaqen telashe të mëdha. I pakënaqur me mungesën e hapësirës, Taulant Xhaka ka lëshuar Kombëtaren pas ndeshjes me Italinë dhe ka thënë se nuk do të kthehet më derisa përzgjedhës të jetë Gianni de Biasi.

Hapësirë nuk po ka as Amir Abrashi, që po ashtu ka lëshuar kampin e Kombëtares për t'u kthyer në klubin e tij. De Biasi për ndeshjen ndaj Bosnjës që luhet të martën (sot) nga ora 18:00 në Elbasan ka ftuar disa lojtarë të rinj. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.