Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nga gëzimi në lot, bota tallet me italianët që iu gëzuan ndeshjes me Bosnjën

Italia

Italia është shokuar të martën mbrëma në Zenicë të Bosnjë-Hercegovinës. Italianët humbën në penallti nga Bosnjë-Hercegovina dhe për herë të tretë rresht mbetën jashtë Kupës së Botës në futboll.

Boshnjakët kanë shpërthyer në festë, italianët mbetën të dëshpëruar, ndërsa në internet talljet ndaj italianëve ishin të shumta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa futbollistë italianë janë parë duke festuar pasi Bosnjë-Hercegovina e eliminoi Uellsin në gjysmëfinale të plejofit. Italianët kanë konsideruar se do ta kenë më të lehtë ndaj boshnjakëve dhe u gëzuan pasi ata fituan në gjysmëfinale të enjten.

Por boshnjakët fituan edhe ndaj italianëve dhe talljet ndaj lojtarëve që janë parë duke u gëzuar janë të shumta. Federico Dimarco, Guglielmo Vicario dhe Francesco Pio Esposito janë parë duke u gëzuar pas kalimit të Bosnjës në finale.

VIDEO:

Pamjet ishin pritur rëndë nga boshnjakët, që duket se janë motivuar edhe më shumë për ndeshjen e së martës mbrëma në Zenicë.

“Dimarco, a po feston tani?”, ishte një prej postimeve më të shumta pas eliminimit të Italisë.

Mediumet italiane ishin plot kritika për ekipin pas eliminimit në finale të plejofit. Ndërkohë selektori Gennaro Gattuso ka thënë se nuk është koha të flitet për të ardhmen e tij.

“Dhemb, vërtetë dhemb. Më shumë se për vete kam dhembje për këtë grup që ka dhënë çdo gjë në këta muaj. Mendoj se lojtarët e kanë merituar të jenë në Botëror, duke ditur atë që kanë dhënë gjatë ndeshjeve. Këtu duhet të flasim për Italinë, për fanellën e Italisë. Është një tjetër goditje, ndonëse këtë herë nuk e kemi merituar. Kemi merituar më shumë dhe për këtë arsye e ardhmja ime nuk është e rëndësishme”, ka thënë Gattuso.

Në plejofet e kaluara, Italia ishte eliminuar nga Suedia dhe Maqedonia e Veriut. Dhe tani duhet të presë deri në vitin 2030, të paktën, për t’u paraqitur në ngjarjen globale.

Gattuso megjithatë duket që e ka besimin e federatës italiane.

“Më duhet ta lavdërojë Gattuson. Mendoj se ishte trajner i shkëlqyer. Ai është trajner i madh dhe i kam kërkuar që të qëndrojë në krye të këtyre lojtarëve”, ka thënë Gabriele Gravina, president i federatës italiane.

Por edhe Gravina nuk e ka të sigurt pozitën.