Xhudo mbetet sporti kryesor në Kosovë edhe për vitin 2023, pasi Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbyllur procesin e kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për këtë vit.
Në njoftimin e KOK-ut, thuhet se me rekomandimin e komisionit përkatës dhe miratim të Bordit Ekzekutiv, Federata e Xhudos është rekomanduar me maksimumin e pikëve, 100. Po ashtu, me 100 pikë është rekomanduar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka kaluar në vendin e dytë pas xhudos. Listës të kategorisë A i është shtuar edhe Federata e Boksit të Kosovës, që renditet e shtatë me 71.29 pikë.
Federata e Hendbollit të Kosovës është e treta në kategorinë A me 81.10 pikë, e përcjell nga Federata e Volejbollit të Kosovës (80.88), Federata e Basketbollit të Kosovës (80.23) dhe Federata e Karatesë e Kosovës (79.50).
-
FFK-ja e FBK-ja shtohen në kategorinë A, por mbesin prapa katër federatave të tjera
-
E konfirmuar: Futbolli në kategorinë B, boksi në C e atletika në D
-
Futbolli e basketbolli propozohen në kategorinë B, boksi në C e atletika në D
-
Futbolli e basketbolli në Kategorinë B, karate jashtë kategorizimit
-
Xhudoja e para, futbolli kthehet në pozitën e dytë, noti bie në kategorinë C