Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të lërë ndonjërin nga futbollistët të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit, ndërsa po i afrohet titullit të Premier Leagues së Anglisë.
Liverpooli i Kloppit ka epërsi prej 13 pikëve ndaj kampionit në fuqi, Manchester City, por ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. Liverpooli po marshon me hapa të sigurt drejt titullit të parë të Anglisë që nga viti 1990.
Liverpooli, që nuk ka pësuar humbje në Premier League këtë stinor, të enjten, do të jetë mysafir i Wolverhamptonit, duke kërkuar fitoren e 22-të nga 23 ndeshje të zhvilluara në Premier League këtë stinor.
Sevilla dhe Roma kanë bërë përpjekje për të huazuar Xherdan Shaqirin, që ka një lëndim, por Kloppi ka insistuar se nuk ka plane të lërë ndonjë nga lojtarët të largohet.
“Ne kemi pasur shumicën e dhjetorit dhe janarin me bankinën plot fëmijë. Fëmijë të mrekullueshëm, por fëmijë, kështu që si mund të mendojmë të lëmë ndonjë nga lojtarët të largohet diku tjetër? Nuk e kuptoj këtë. Nuk ka të bëjë me Shaqën, por ka të bëjë me të gjithë. Ne duhet të mbajmë ata për të zgjidhur situatën tonë dhe jo për zgjidhje të situatave të klubeve të tjera”, ka deklaruar Klopp... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)