Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp nuk do të largohet nga Liverpooli

Trajneri gjerman Juergen Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli, përkundër rezultateve jo të mira këtë sezon. Madje, Klopp ka insistuar se e ardhmja e tij qëndron te Liverpooli, përcjell “Sky Sports” të mërkurën.

55-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026, të cilën edhe synon ta respektojë deri në fund.

“Unë dhe Liverpooli kemi të ardhme së bashku. Kështu që, do të jem pjesë e këtij klubi edhe për një periudhë të gjatë”, është shprehur Klopp.

Ai është në krye të Liverpoolit prej vitit 2015 dhe me ekipin anglez ka fituar nëntë trofe, përfshirë titullin e kampionit të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm