Liverpooli është i vendosur të hapë bisedimet me trajnerin Jurgen Klopp për një kontratë të re, raporton të enjten “goal.com”.
Marrëveshja aktuale e trajnerit gjerman skadon në vitin 2024, por ai ka treguar se do të ishte i gatshëm të mbetet edhe më gjatë pjesë e Liverpoolit.
Por Klopp ka vendosur si kusht rritjen e pagës për të vazhduar kontratën që parashihet të jetë deri në vitin 2026.
Ndër sukseset më të mëdha të Kloppit te Liverpooli janë titulli në Premier League dhe Liga e Kampionëve.