Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtarizohet kontrata e re e Kloppit me Liverpoolin

Skuadra e Liverpoolit ka bërë të ditur se trajneri Juergen Klopp edhe zyrtarisht të enjten ka firmosur kontratë të re për ta zgjatur qëndrimin e tij në “Anfield Road”. Me kontratën e re, Klopp do të mbetet në krye të Liverpoolit deri në vitin 2026, dy vite më shumë se që e kishte në kontratën paraparake. Më shumë detaje nuk janë bërë të ditura por krahas Kloppit është konfirmuar se kontrata të reja kanë firmosur edhe ndihmësit Pepijn Lijnders e Peper Kraëietz.

“Ka shumë fjalë për ta përshkruar këtë ndjenjë për shkak se jam shumë i privilegjuar që do të vazhdojë të mbetem në klub”, ka thënë ndër të tjera Klopp për sajtin zyrtar të Liverpoolit.

Trajneri gjerman është në krye të Liverpoolit prej tetorit të vitit 2015.

Artikuj të ngjashëm