Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi mund të vazhdojë me Liverpoolin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se mund të mbetet në krye të skuadrës së Premier Leagues edhe pasi t’i skadojë kontrata në vitin 2024, duke thënë se ka ende shumë energji.

Tekniku gjerman, Klopp, iu bashkua Liverpoolit në vitin 2015 dhe e drejtoi skuadrën në triumfin e Premier Leagues dhe Ligës së Kampionëve, si dhe Kupës së Ligës, të cilën e fituan vikendin e kaluar kundër Chelseat pas ekzekutimit të penalltive.

“Për momentin, jam me plot energji dhe mund të vazhdojë edhe pas vitit 2024. E ardhmja ime do të jetë në rregull. Nuk kam ndonjë plan. Mund të vendos në minutën e fundit. Plani është e ardhmja e klubit dhe jemi duke punuar vazhdimisht për këtë gjë”, ka thënë Klopp.