Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Firmino, lojtarë i rëndësishëm për ne

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ka bërë të ditur se sulmuesi Roberto Firmino vazhdon të mbetet një futbollist i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Klopp ka insistuar se llogarit në shërbimet e brazilianit për edicionin e ri, pasi Firmino është lidhur me një largim nga skuadra angleze.

“Firmino është thelbësor për ne, ai është zemra dhe shpirti i këtij ekipi. Mënyra se si ne kemi luajtur në vitet e fundit ka qenë e mundur vetëm falë Firminos. Kjo është arsyeja pse unë jam vërtet i lumtur, që ai ka mundur të stërvitet shumicën e kohës këtu në përgatitjet parasezonale deri tani dhe gjithçka duket shumë mirë”, deklaroi Klopp.

Për Firminon interesim të vazhdueshëm ka shprehur Juventusi. Ai ka kontratë me Liveproolin deri në vitin 2023.