Simon Kjaer do të mungojë për kohë të gjatë shkaku i lëndimit.
Skuadra e Milanit ka konfirmuar se Simon Kjær i është nënshtrua një operacioni pas lëndimit të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë.
Operimi i mbrojtësit danez ka përfunduar me sukses. Stafi mjekësor i klubit “Rossonerë” ka njoftuar se Kjaer do të mungoi së paku gjashtë muaj. Mbrojtësi danez pritet të jetë mungesë e madhe për “kuqezinjtë” që janë duke luftuar për titull të kampionit këtë edicion në Serie A.
32-vjeçari këtë edicion me Milanin ka luajtur në 14 ndeshje në të gjitha garat.