Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani mbetet tre muaj pa Calabrian, dy javë pa Kjaerin

Skuadrës së Milanit i ka kushtuar shumë fitorja e fundit kampionale ndaj Empolit (3:1).

Ekipi nga Serie A, ka njoftuar të mërkurën se pas lëndimeve të pësuara në këtë përballje, mbrojtësi i krahut, Davide Calabria, dhe qendërmbrojtësi, Simon Kjaer, do të duhet të pauzojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përderisa Kjaer do të qëndrojë dy javë jashtë fushës, kapiteni Calabria nuk do të rikthehet deri në vitin e ardhshëm.

Calabria do të mungojë të paktën për tre muaj.