Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Calabria, largohet nga Italia

Davide Calabria nuk do të luajë kundër Belgjikës të dielën në duelin për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi i Milanit është larguar nga skuadra e Italisë për shkak të lëndimit muskulor.

Sipas “Gianlucadimarzio”, Calabria ka probleme me kofshën e këmbës së djathtë.

Pas ndeshjeve të përfaqësueseve, Milani në shtëpi do të luajë kundër Veronës.

Më pas, të martën më 19 tetor, Milani luan në udhëtim te Porto në Ligën e Kampionëve dhe më 23 tetor, sërish si mysafir luan kundër Bolognas në Serie A.

Calabria ka kontratë me “rossonerët” deri në vitin 2025. Ai ka luajtur në 158 ndeshje me gjigantin e Serie A. Me Italinë debutoi në nëntor të vitit 2020 dhe është paraqitur në tri ndeshje.

Artikuj të ngjashëm