Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Calabria i bashkohet përfaqësueses së Italisë

Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria do t’i bashkohet përfaqësueses së Italisë për ta zëvendësuar Manuel Lazzarin e lënduar.

Lazzari është tërhequr nga ekipi i Italisë për shkak të një lëndimi në ndeshje me Laziob dhe sipas “Sky Sport Italia”, ai do të zëvendësohet nga mbrojtësi i Milanit, Calbria, që sipas raportimeve tashmë ka udhëtuar për në Francë.

24-vjeçari debutoi për Italinë në nëntor të vitit të kaluar dhe ka bërë dy paraqitje deri më tash.

Edhe Andrea Belotti shkaku i një lëndimi ka gjasa për t’u larguar nga kampi i përfaqësueses. Ai nuk pritet të zëvendësohet.

Artikuj të ngjashëm