Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Calabria me kontratë të re te Milani

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Davide Calabria, pritet të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën e Milanit, kanë raportuar të mërkurën mediumet italiane.

Mësohet se drejtuesit e Milanit tashmë i kanë ofruar Calabrias kontratën e re dhe marrëveshja është pranë finalizimit.

24-vjeçari, ka kontratë aktuale me Milanin deri në vitin 2022 por tek ekipi italian po duan ta mbajnë të paktën edhe për dy vite tjera.

Calabria këtë edicion ka 15 paraqitje për Milanin në të gjitha garat kurse me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2015. Calabria këtë vit ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Italisë, për të cilën ka regjistruar dy ndeshje.

Artikuj të ngjashëm