Davide Calabria pritet të mbetet gjatë te Milani, klub ku është rritur dhe është zhvilluar si lojtar.
Klubi italian është i vendosur që t’ia zgjasë kontratën deri në vitin 2025.
Me marrëveshjen e re, 24-vjeçari do të ketë rritje të pagës, ku do të fitojë 1.6 milionë euro në sezon.
Milani po synon që ta mbyllë këtë çështje para se të përfundojë ky sezon.
Mbrojtësi italian ka luajtur një rol kryesor të madh në ngritjen e Milanit në krye të tabelës së Serie A, duke shënuar dy gola dhe ka bërë edhe një asistim në 26 ndeshje në të gjitha garat.