Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Calabria pritet të mbetet gjatë te Milani

Davide Calabria luan rol të madh në formacionin e Milanit, ndërsa “rossonerët” e kanë besimin e plotë në të.

Si rezultat i paraqitjeve të mira, Milani po e mendon vazhdimin e kontratës së tij, shkruan “tuttosport”.

Kontrata aktuale e mbrojtësit italian skadon në qershor të vitit 2022.

Mbrojtësi i krahut të djathtë te Milani luajti edhe me Italinë për herën e parë në nëntorin e vitit të kaluar.

Ai pritet të përfitojë rreth dy milionë euro në vit me kontratën e re.

Artikuj të ngjashëm