Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simon Kjaer i hapur për vazhdimin e kontratës me Milanin

Simon Kjaer ka thënë se është i hapur për vazhdimin e kontratës me Milanin.

Ai gjatë grumbullimit me Danimarkën ka theksuar se është afër rinovimit të kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

“Unë jam afër rinovimit me Milanin, por jam edhe jashtëzakonisht më i lumtur që luaj për ‘Rossonerët’. Ndihem mirë, më pëlqen të luaj dhe të shijoj jetën në Milano. Klubi e di pozicionin tim. Kur të jenë gati mund të më telefonojnë”, ka thënë Kjaer.

Mbrojtësi 32-vjeçar te skuadra kuqezi luan që prej janarit të vitit të kaluar. Reprezentuesi i Danimarkës me fanellën e Milanit ka luajtur 63 ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë.

Artikuj të ngjashëm