Qendërmbrojtësi i Danimarkës, Simon Kjaer, së shpejti pritet ta rinovojë kontratën me Milanin që i skadon në vitin e ardhshëm.
“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të mërkurën se krerët e Milanit i kanë ofruar danezit rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe kontratën e re, Kjaerit do t’i rritet paga nga 1.3 në 1.5 milionë euro. Kjaer iu bashkua Milanit në janar të vitit të shkuar nga Sevilla për 3.5 milionë euro, kurse sezonin e shkuar në 39 ndeshje shënoi një gol dhe bëri dy asistime.
Kjaer ishte pjesë e Danimarkës në “Euro 2020” që u eliminua në gjysmëfinale.