Mbrojtësi Simon Kjaer do ta rinovojë kontratën me skuadrën e Milanit, ka njoftuar “Calciomercato” të mërkurën. Bëhet e ditur se danezi parimisht ka pranuar kushtet e ofruara nga klubi italian dhe marrëveshja do të zyrtarizohet së shpejti.
Me rinovimin e kontratës, Kjaer do të jetë pjesë e Milanit deri në verën e vitit 2025. Kontrata aktuale i skadon atij vitin tjetër, por te Milani duan ta mbajnë danezin edhe për një vit për shkak të paraqitjeve të mira që ka treguar.
35-vjeçari këtë sezon së fundmi është rikthyer nga lëndimi dhe ka regjistruar 16 paraqitje për Milanin në të gjitha garat. Ai te Milani u transferua në janar të vitit 2020 nga Sevilla.
Artikuj të ngjashëm