Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maignan rinovon kontratën me Milanin

Mike Maignan

Portieri Mike Maignan do të jetë pjesë e Milanit edhe për një periudhë të gjatë.

Francezi ka arritur marrëveshje me ekipin italian për rinovimin e kontratës, e cila do të bëhet zyrtare gjatë këtij muaji. Ai do ta rinovojë për pesëvjet kontratën aktuale që i skadon në vitin 2026.

Me rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, Maignan do të ketë edhe pagë vjetore prej 6 milionë eurosh.

28-vjeçari vlerësohet lart të Milani dhe për këtë arsye klubi ka insistuar për ta mbajtur gjatë në “San Siro”. Këtë edicion, 28-vjeçari ka 12 paraqitje për Milanin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga Lille.

Artikuj të ngjashëm