Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maignan në negociata për rinovimin e kontratës

Mike Maignan

Portieri Mike Maignan edhe zyrtarisht është në negociata me skuadrën e Milanit për rinovimin e kontratës, kanë raportuar të premten mediumet italiane.

28-vjeçari është një prej portierëve më të mirë në Serie A dhe Milani po dëshiron ta mbajë më gjatë në radhët e veta.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2026, ndërsa rinovimi i është ofruar edhe për dy vjet të tjerë. Megjithatë, për ta rinovuar kontratën me klubin italian, francezi po kërkon pagë vjetore prej tetë milionë eurosh.

Paga e tij aktuale është 2.8 milionë euro. Ai iu bashkua Milanit në vitin 2021 dhe me këtë ekip e ka fituar titullin e kampionit të Italisë.

Artikuj të ngjashëm