Portieri Mike Maignan pritet të jetë pjesë e skuadrës së Milanit edhe për një periudhë të gjatë. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të mërkurën se Milani i ka ofruar francezit kontratën e re dhe marrëveshja mes palëve mund të finalizohet gjatë muajit qershor.
Me kontratën e re, Maignan do të jetë pjesë e Milanit deri në verën e vitit 2028.
27-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion te Milani, duke detyruar klubin që t’ia ofrojë kontratën e re, ndonëse aktualja i skadon në vitin 2026.
Ai është pjesë e Milanit prej vitit 2021, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 28 paraqitje në të gjitha garat për ekipin italian.
Artikuj të ngjashëm