Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani i ofron kontratë të re Theos

Mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez pritet të firmos kontratë të re afatgjate me skuadrën e Milanit, ka bërë të ditur “Calciomercato” të mërkurën. Mësohet se palët tashmë janë në negociata dhe marrëveshja mund të finalizohet brenda muajit të ardhshëm.

Me kontratën e re, Theo do të jetë pjesë e Milanit deri në verën e vitit 2028 dhe do të ketë rritje të dukshme të pagës. Kontrata aktuale, i skadon francezit në vitin 2026, ndërsa

Theo është pjesë e Milanit prej 2019 kur iu bashkua nga Real Madridi. 24-vjeçari ka fituar një titull kampioni të Italisë me Milanin, ndërsa këtë edicion ka shënuar 1 gol në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm