Mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez pritet të rikthehet te skuadra e Real Madridit. “Marca” shkruan të enjten se Reali po interesohet për francezin, i cili është pjesë e skuadrës së Milanit.
Ekipi spanjoll po bën gati një ofertë deri në 60 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Theos, që ka kontratë me skuadrën italiane deri në vitin 2026. Theo ishte pjesë e Realit prej vitit 2017 deri në vitin 2019, por regjistroi vetëm 13 paraqitje përpara se të largohej.
25-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Atletico Madridit, Alavesit e Real Sociedadit, ndërsa Milanit i është bashkuar para katër vjetësh.
Në 43 ndeshje të luajtura këtë edicion deri më tani, Theo ka kontribuar me 4 gola e 5 asistime.
Artikuj të ngjashëm