Te Real Madridi janë të vendosur për ta kthyer në “Santiago Bernabeu” mbrojtësin e krahut të majtë, Theo Hernandez.
“Marca” ka shkruar të hënën se Reali ka përgatitur ofertën për ta bindur Milanin në lirimin e francezit, i cili ka treguar paraqitje të mira si për ekipin italian ashtu edhe për Francën në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Në shkëmbim për Theon, Reali ia ka ofruar Milanit dy lojtarë, Fernalnd Mendyn dhe Eduardo Camavingan.
Theo po shihet te Reali si përforcim ideal për mbrojtjen dhe ekipi spanjoll po synon transferimin e tij vitin e ardhshëm. Theo ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026, ndërsa në Itali u transferua në vitin 2019 nga Real Madridi. Theo ka dy gola e po aq asistime këtë edicion për Milanin, ekip me të cilin sezonin e fundit e fitoi titullin e kampionit.