Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kërkesat e larta të Januzajt po trembin klubet

Shumë skuadra nga Premier League, La Liga dhe Serie A, kanë shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Adnan Januzajn.

Januzaj 27-vjeçar do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij muaji pasi i skadon kontrata me Real Sociedadin.

Megjithatë, kërkesat e larta të Januzajt po trembin klubet që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, ka shkruar “InsideFootball” të enjten.

Januzaj po kërkon një bonus prej gjashtë milionë eurosh për nënshkrimin e kontratës pasi është lojtar i lirë dhe nuk duhet paguar dëmshpërblim. E krahas këtij bonusi që e ka si kusht, Januzaj po insiston edhe në pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh, si dhe kontratë të paktën trevjeçare.