Sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj është ende lojtar i lirë pasi nuk ka gjetur ende ekip për ta vazhduar karrierën.
27-vjeçari u largua në fund të muajit qershor nga Real Sociedadi pasi i skadoi kontrata dhe ofertat ndaj tij nuk munguan. Megjithatë, asnjë klub deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me Januzajn për shkak të kërkesave të larta të tij, raporton “EstadioDeportivo” të mërkurën.
Januzaj ishte i lidhur me shumë skuadrave këtë verë, por thuhet se të gjitha kanë refuzuar ta angazhojnë për arsye ekonomike.
Së fundmi, Januzaj i është ofruar edhe Celta Vigos, ekip që ka ndërprerë menjëherë negociatat.
Situatë e ngjashme i ka ndodhur edhe me Real Betisin, Sevillan e shumë skuadra tjera.
Edhe
Zirkzee pajtohet për largim nga Manchester Unitedi
Januzaj thuhet se po kërkon gjashtë milionë euro bonus për transferimin e tij në një ekip si lojtar i lirë, si dhe të ketë pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.
Këto kërkesa duket se nuk po i pranojnë as West Ham United, Evertoni e Napoli, ekipe që gjithashtu ishin të interesuara për Januzajn.