Skuadra e Brentfordit e ka kompletuar transferimin e portierit Caoimhin Kelleher nga Liverpooli. Kështu ka njoftuar klubi anglez të martën në faqen zyrtare.
Kelleher me Brentfordin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Brentfordi ka paguar mbi 18 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Kelleherit.
26-vjeçari ishte portieri i dytë i Liverpoolit. Ai është zhvilluar si portier te akademia e Liverpooli. Në edicionin 2024/25, Kelleher është paraqitur në 20 ndeshje me të “kuqtë”. Pjesë e ekipit të parë të Liverpoolit, Kelleher ishte nga viti 2019.
Drejtori sportiv i Brentfordit, Phil Giles, ka vetëm fjalë pozitive për Kelleherin.
“Përveçse është një portier shumë i mirë, rrallë kam takuar një lojtar për të cilin të gjithë kanë fjalë kaq pozitive për të thënë, për personalitetin dhe karakterin e tij. Prandaj jam i bindur se ai do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për skuadrën”, ka thënë Giles.