Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati pritet të rikthehet në kampionatin kroat

Futbollisti i MOL Fehervarit hungarez, Lirim Kastrati, pritet të kthehet në kampionatin kroat, te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Do të ishte rikthim për 25-vjeçarin Kastrati, te skuadra e Lokomotivës.

Ai në vitin 2020 u transferua nga Lokomotiva e Zagrebit te gjiganti kroat, Dinamo Zagreb, ndërsa në shtator të vitit 2021, ishte transferuar për 1.30 milionë euro te Legia e Varshavës.

Mediumi hungarez “Nemzetisport”, ka shkruar të mërkurën se Fehervari ka pranuar ofertë nga Lokomotiva për futbollistin e krahut.

Kastrati, i cili ka 17 paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës dhe një gol të shënuar, sipas mediumit hungarez, do të zyrtarizohet këtë javë te skuadra kroate.

Në edicionin aktual në elitën e futbollit hungarez, Kastrati ka zhvilluar 18 ndeshje dhe ka realizuar katër gola.