Futbollisti Gentrit Salihu do ta vazhdoj karrierën në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit.
Futbollisti 22-vjeçar i bashkohet klubit elitar të Kroacisë si lojtar i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundi ishte pjesë e klubit të futbollit Prishtina.
Per Salihun është hap para në karrierë.
Salihu ka treguar paraqitje të mira në Superligën e Kosovës në futboll.
"Jam i lumtur që jam bërë pjesë e një klubi që njihet për punën e shkëlqyer me lojtarët e rinj. Lokomotiva është një mjedis ideal për zhvillimin tim të mëtejshëm dhe do të bëj çmos për të justifikuar besimin e stafit të trajnerëve dhe për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet e tij", tha Salihu pas nënshkrimit të kontratës.

Ai bëhet lojtari radhës i zhvilluar në Kosovë që ka bërë hapin e rashës në karrierë.
Salihu ka qenë edhe te të rinjtë e Portos, ndërsa ka luajtur edhe për Besën e Pejës dhe Dukagjinin.
Salihu luan në pozitën e mesfushorit defensiv.
Lokomotiva e Zagrebit zë vendin e shtatë me 22 pikë.
Te kjo skuadër në të kaluarën kanë luajtur edhe disa futbollistë shqiptarë.
Transferimin te Lokomotiva e Zagrebit e mundësuan menaxherët Muhamet Hoxha dhe Davide Vagheggi.
