Harry Kane është në radarin e gjigantit gjerman, Bayern Muenchen. “Sky Sports” ka raportuar të mërkurën se Kane kërkon ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub që lufton për trofe.
Kane ende nuk është bindur ta vazhdojë kontratën me Tottenhamin.
Sulmuesi 29-vjeçar pjesë e Tottenhamit është prej vitit 2013, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Kapiteni i Anglisë ka shënuar 22 gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat e sezonit aktual.
Krahas Bayernit, interesim për yllin anglez ka shprehur edhe Manchester United.