Pas tre ndeshjeve pa fitore në Superligë, dy barazime e një humbje, kampioni i Kosovës, Trepça ’89 shënoi fitore në derbin e sotëm ndaj Lirisë.
Shpëtim Idrizi e Florent Hasani i siguruan pikët e plota skuadrës nga Mitrovica, transmeton Koha.net.
Trepça ’89 tani ka 21 pikë në vendin e katërt, përderisa Liria dy pozita më poshtë ka 19 pikë.
Në takimin tjetër Vëllaznimi e Drenica ndanë pikët, duke barazuar me rezultat prej 1 me 1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Zenelit, që shënoi në minutën e 44. Përderisa një pikë Drenicës ia siguroi Berisha duke shënuar dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes.
Vëllaznimi tani ka 18 pikë në vendin e shtatë, përderisa Drenica në vendin e nëntë ka 15 pikë.