Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitojnë 89-shi dhe Vëllaznimi

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 ka mposhtur Drenicën 1 me 0 në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Të vetmin gol për 89-shin e shënoi Hasani, në minutën e 33-të.

Në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, ka fituar Vëllaznimi që ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit, që akoma ka mbetur pa pikë.

Egzon Gashi, Semir Zeneli dhe Paolo Ivan shënuan për gjakovarët.

Artikuj të ngjashëm