Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kadrii kontribuon me gol në fitoren e Odenses

Sulmuesi Bashkim Kadrii ka kontribuuar me gol në fitoren e Odenses në Superligën e Danimarkës.

Odense të premten mbrëma fitoi 2:1 në udhëtim te Viborgu, ndërsa Kadrii e shënoi golin për 1:0 në minutën e 11-të.

Për të ishte goli i gjashtë në edicionin aktual, teksa ka edhe tri asistime.

Odense është në pozitën e shtatë me 20 pikë, ndërsa Viborgu ka 19 pikë në vendin e nëntë.

Që të dyja janë në grupin e skuadrave që po luftojnë për mbijetesë në elitën daneze të futbollit.