Sulmuesi 32-vjeçar i Odenses, Bashkim Kadrii, e ka shënuar golin e katërt në Superligën e Danimarkës.
Kadrii, i cili ka edhe dy asistime në edicionin aktual, realizoi gol në udhëtimin 2:2 të Odenses te Lyngby.
Kadrii shënoi për 1:0 në minutën e 14-të, ndërsa luajti deri në minutën e 77-të.
Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së 14-të.
Odense ka 13 pikë, ndërsa Lyngby ka tri pikë më shumë.
Të dyja skuadrat janë në pjesën e e poshtme të tabelës, në grupin që lufton për mbijetesë.
Artikuj të ngjashëm