Futbollisti Bashkim Kadrii ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën daneze. Ai të dielën shënoi një gol në fitoren 2:0 të Odenses ndaj Silkeborgut.
Kadrii 31-vjeçar shënoi në minutën e 54-t për 1:0. Odense po lufton për mbetje në elitë, ndërsa fitoi tri pikë të rëndësishme.
Kadrii ka shënuar tri gola në pesë ndeshjet e fundit. Ka tetë gola e tri asistime në 20 paraqitje në Superligën daneze këtë edicion.
Artikuj të ngjashëm