Bashkim Kadri ka realizuar një gol dhe ka asistuar një në fitoren 2:1 që Odense e shënoi të dielën në shtëpi ndaj Hobros, në xhiron e 15-të të elitës së futbollit të Danimarkës.
Kadri realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e gjashtë, ndërsa asistoi të dytin që u shënua në minutën e 18-të, transmeton Koha Ditore. Ai luajti 78 minuta.
Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 15 ndeshje këtë stinor.