Juventusi do ta shesë sulmuesin italian, Moise Kean, në momentin që të nënshkruajë me Memphis Depayn. Kështu raportojnë mediat në Itali të mërkurën.
22-vjeçari u rikthye te Juventusi në formë huazimi për dy sezone me detyrim të blerjes nga klubi italian për 28 milionë euro.
Por, Kean nuk e ka bindur trajnerin Max Allegri në sezonin e parë, duke shënuar vetëm pesë gola në 32 paraqitje në Serie A.
Juventusi do të kërkojë blerës për sulmuesin italian, i cili nuk është pjesë e projektit të “Zonjës së Vjetër”.
Drejtuesit e klubit italian duan ta shesin lojtarin dhe jo ta huazojnë, pasi duhet të paguajnë 28 milionë euro tek Evertoni.
Kean ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.