Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fulhami në negociata për sulmuesin Kean

Skuadra e Fulhamit është në negociata me Juventusin për transferimin e sulmuesit të Italisë, Moise Kean, ka raportuar të martën “Daily Mail”. Bëhet e ditur se Fulhami po synon transferimin e një sulmuesi pas largimit të Aleksandar Mitroviqit në Arabinë Saudite.

Mësohet se Fulhami ka ofruar mbi 20 milionë euro për sulmuesin e Juventusit, ndërsa ekipi italian për kartonin e tij po kërkon të paktën 30 milionë euro.

Thuhet se marrëveshja mes klubeve mund të finalizohet brenda kësaj jave, pasi Kean nuk bën pjesë në planet e klubit italian.

Kean ka përvojë në Premier League, pasi në edicionin 2019/20 ka luajtur për skuadrën e Evertonit. Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa karrierë ka bërë edhe te PSG-ja e Verona. Këtë edicion ai ende nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për Juventusin.