Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nuk do ta blejë sulmuesin Kean

Moise Kean - Juventus

Sulmuesi Moise Kean do të largohet nga Juventusi, ka njoftuar “Calciomercato” të hënën.

Bëhet e ditur se Juventusi ka marrë vendim për ta kthyer italianin te skuadra e Evertonit, pasi nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij.

22-vjeçari u huazua te Juventusi para sezonit të shkuar për dy vjet dhe ekipi italian e ka të drejtën e blerjes së tij në fund të edicionit aktual për 30 milionë euro. Megjithatë, Kean nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe për këtë arsye pritet të kthehet te klubi anglez para përfundimit të huazimit.

Ai ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion nuk e ka shënuar asnjë gol në 13 paraqitje për Juventusin.