Sulmuesi i Juventusit, Moise Kean, pritet të rikthehet në Premier League gjatë këtij afati kalimtar.
“The Sun” ka shkruar të hënën, se interesim për transferimin e tij, ka shfaqur Leeds Unitedi. Kean është në vitin e tij të dytë të huazimit te Juventusi dhe ekipi italian është i gatshëm ta lirojë të transferohet në Angli pasi nuk llogarit në shërbimet e tij.
Kean u huazua te Juventusi vitin e shkuar nga Evertoni, ndërsa ekipi italian ka të drejtën e blerjes së tij për 30 milionë euro.
Ai ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024. Leedsi është i gatshëm të ofrojë rreth 25 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit, i cili ka bërë karrierë edhe te Paris Saint-Germaini.
Artikuj të ngjashëm