Skuadra e Juventusit do të jetë të paktën një muaj pa sulmuesin Moise Kean, ka njoftuar “Tuttosport” të enjten. Mungesa e sulmuesit italian është konfirmuar edhe nga klubi, i cili ka bërë të ditur se Kean është lënduar në stërvitje dhe nuk do të rikthehet në fushë deri vitin tjetër.
Shkaku i lëndimit, 23-vjeçari do t'i mungojë Juventusit në ndeshjet kampionale kundër Genoas, Frosinones, Romës, Salernitanas dhe Sassuolos.
Ai pritet të rikthehet në ndeshjen kundër skuadrës së Lecces, që zhvillohet më 21 janar.
Kean këtë edicion ka 12 paraqitje për Juventusin në Serie A, ndërsa me ekipin nga Torino ka kontratë deri në vitin 2025.