Juventusi është duke menduar për ndryshime në afatin kalimtar të janarit dhe mund ta lërë të lirë Moise Kean të largohet në formë huazimi.
23-vjeçari aktualisht është jashtë fushës së gjelbër shkaku i një lëndimi, ndërsa pritet të kthehet në javët në vazhdim.
Ai ka humbur ndeshjet kundër Genoas, Frosinones dhe Romas.
Kean nuk ka gjetur hapësirat nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri në edicionin aktual.
Ka zhvilluar 472 minuta në 12 ndeshje.
Golin e fundit me fanellën “bardhezi” e ka shënuar më 1 prill, në fitoren 1:0 kundër Hellas Veronas.