Moise Kean mund të largohet në fund të sezonit nga Juventusi.
Sulmuesi italian është i huazuar te Juventusi nga Evertoni nuk ka bindur trajnerin Masimiliano Allegri me paraqitjet e tij këtë edicion.
Të shtunën “Calciomercato” ka bërë të ditur se Kean mund të rikthehet nga huazimi te Evertoni.
Klubi italian ka vendosur të mos e shfrytëzoj të drejtën e blerjes së kartonit të tij.
Këtë edicion në 30 ndeshje Kean ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime.