Sport

Juventusi mund ta shesë McKennien në janar

Rikthimi i Paul Pogba në aksion, paraqitjet bindëse të Fabio Mirettit dhe Nicolo Fagiolit, mund ta detyrojnë Weston McKennie që të largohet nga Juventusi në janar.

Edhe klubi nga Torino po e shqyrton mundësinë e shtijës së McKenniet në janar, ani pse 24-vjeçari ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në verën e vitit 2025.

Mesfushori amerikan ka shënuar tre gola në 16 paraqitje këtë sezon.

Trajneri Massimiliano Allegri shpreson të rrisë konkurrencën në mesfushë në pjesën e dytë të kampionatit dhe McKennie mund të ketë telashe që të zërë një vend në përbërjen e parë.

Për McKennien kanë shfaqur interesim disa klube nga Premier League e Anglisë.