Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi konfirmon lëndimin e McKenniet, mungon tri javë

Skuadra e Juventusit ka konfirmuar të hënën se mesfushori Weston McKennie do të mungojë tri javë për shkak të lëndimit të krahut.

Futbollisti amerikan shkaku i këtij lëndimi i mungoi Juventusit në miqësoren në SHBA kundër Real Madridit, si dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në start të Serie A që nis më 13 gusht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

McKennie bëhet lojtari i dytë i lënduar te Juventusi gjatë fazës përgatitore për sezonin e ri pas Paul Pogbas.

Për dallim prej McKenniet, Pogba pritet t’i mungojë Juventusit deri në vitin e ardhshëm.

Ndeshjen e parë në Serie A, Juventusi e luan në udhëtim te Sassuolo.