Skuadra e Juventusit ka konfirmuar të mërkurën se mesfushori Weston McKennie do të qëndrojë të paktën dy muaj jashtë fushës pas lëndimit që e pësoi të martën mbrëma ndaj Villarrealit.
Amerikani u detyrua të zëvendësohej në pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje të 1/8 së finales të Championsit që përfundoi me rezultatin 1:1.
Në njoftimin e Juventusit thuhet se McKennie ka pësuar frakturë në nyjën e këmbës së majtë dhe menjëherë i është nënshtruar rehabilitimit.
“Weston McKennie pas kontrollimeve të mëtejshme është konfirmuar se ka frakturë në këmbë dhe i duhen rreth tetë javë për t’u rikuperuar”, ka shkruar Juventusi në njoftim.
McKennie 23-vjeçar këtë sezon ka shënuar katër gola në 28 paraqitje në të gjitha garat.